Pagesë në dorëzim · Dërgesë në rajon

Privatësia e të dhënave

Të dhënat dhe përdorimi

Valera përpunon emrin, emailin, telefonin, adresën, porositë dhe kërkesat që dërgon. Të dhënat përdoren për llogarinë, porosinë, dërgesën, komunikimin, kthimet, sigurinë dhe detyrimet ligjore. Identifikuesit teknikë të sesionit dhe IP-ja mund të përdoren për mbrojtjen e llogarisë nga keqpërdorimi.

Kush mund të ketë qasje

Të dhënat nuk publikohen si pjesë e porosisë dhe nuk ofrohen për shitje. Stafi i autorizuar dhe ofruesit e nevojshëm mund të kenë qasje sipas rolit të tyre: posta për dërgesën, ofruesit e hostimit dhe backup-it, shërbimi i emailit dhe mbrojtja e trafikut. Nëse përdor kyçjen me Google, identifikimi përfshin atë shërbim. Të dhënat mund t'u jepen autoriteteve kur kërkohet ligjërisht. Shërbimet teknike mund t'i përpunojnë ato jashtë Kosovës.

Cookie dhe ruajtja në shfletues

Përdoren cookie dhe ruajtje lokale për sesionin, shportën dhe preferencat. Sesioni mbrohet me masa teknike për të kufizuar qasjen e paautorizuar. Kyçja me Google është një zgjedhje shtesë për identifikim.

Statistikat e vizitave

Për të kuptuar përdorimin e dyqanit, përdorim një identifikues të rastit të sesionit për vizitorët aktivë dhe shikimet e produkteve. Kjo matje nuk ruan emrin, emailin, IP-në ose kërkimet e tua. Identifikuesit e vizitave ruhen shkurtimisht; numërimet e përmbledhura ruhen deri një vit. Respektojmë sinjalet Do Not Track dhe Global Privacy Control. Matjen mund ta çaktivizosh në këtë browser.

Matja opsionale e vizitave është aktive në këtë browser.

Matja e reklamave me Meta

Vetëm nëse zgjedh ta lejosh, përdorim Meta Pixel për matjen e vizitave, shikimeve të produkteve, shtimeve në shportë, fillimit të checkout-it dhe porosive të pranuara. Meta mund të marrë identifikues cookie, adresën IP, të dhëna të browser-it, faqen e hapur, identifikuesit e produkteve, sasitë, vlerën dhe valutën. Kodi ynë nuk i dërgon Pixel-it emrin, emailin, telefonin, adresën ose shënimet e porosisë. Këto të dhëna matjeje mund të përpunohen nga Meta jashtë Kosovës sipas politikës së saj të privatësisë. Mund ta refuzosh ose tërheqësh lejen më poshtë; kjo nuk pengon porositë. Respektojmë edhe sinjalet Do Not Track dhe Global Privacy Control.

Matja e reklamave me Meta është e çaktivizuar.

Me të njëjtën leje, porositë me pagesë në dorëzim mund të maten edhe nga serveri përmes Meta Conversions API. Dërgojmë të njëjtin identifikues të eventit si në browser për të shmangur numërimin e dyfishtë, ID-të dhe sasitë e produkteve, totalin e porosisë, valutën, IP-në, të dhënat e browser-it dhe identifikuesit Meta cookie kur janë të disponueshëm. Nuk dërgojmë emrin, emailin, telefonin ose adresën e dërgesës. Të dhënat teknike në radhën e dërgimit fshihen pas përfundimit ose brenda 24 orëve gjatë procesimit. Tërheqja e lejes ndalon matjen e porosive të reja.

Mbrojtja dhe ruajtja

Përdoren kontrolle qasjeje, lidhje të enkriptuara dhe backup-e të enkriptuara. Asnjë sistem nuk mund të premtojë siguri absolute. Të dhënat ruhen aq sa nevojiten për qëllimin e tyre, kërkesat në proces dhe detyrimet ligjore; çaktivizimi i llogarisë nuk nënkupton fshirje automatike të evidencave të porosive.

Kërkesat e tua

Për informacion, qasje, korrigjim ose kërkesë për fshirje, kontakto info@valeraks.com. Mund të kërkohet verifikim i identitetit për të mbrojtur llogarinë. Mund të parashtrosh ankesë edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi.